Janari është muaji ku shumë skuadra europiane zhvillojnë përgatitjet në prag të stinorit pranveror në kampionatet e tyre përkatëse. I tillë është rasti edhe me ekipin e Zhilinës nga Sllovakia, pjesë e së cilës janë edhe dy ish futbollistët e Shkëndijës, Besir Demiri dhe Enis Fazlagiç, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy ishin titullarë në ndeshjen e fundit të skuadrës së tyre të zhvilluar të martën përballë ekipit sllovak të Podbrezova, pjesë e së cilës vite më parë ishte edhe mbrojtësi i ri i Shkëndijës, Jan Krivak.
Zhilina në fund shënoi fitore 6:0, ndërsa golin e parë e realizoi Enis Fazlagiç, i cili po zhvillon sezonin e tij të dytë të skuadra e njohur sllovake. Ndërkohë në anën tjetër Demiri po zhvillon vetëm sezonin e tij të parë, ku vlen të theksohet se gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër futbollistët më standard te Zhilina, duke regjistruar 17 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.