Barcelona mbrëmjen e së hënës shkarkoi nga detyra e trajnerit, Ernesto Valverden, ndërsa në vendin e tij menjëherë vendosën Kike Setien, i cili së fundmi ishte pjesë e Betisit.
Klubi “katalunas” nuk njihet për shkarkime trajnerësh gjatë zhvillimit të sezonit. Diçka e tillë nuk ndodhte për plotë 17 vite. I fundit që kishte një fat të tillë ishte holandezi, Luis Van Gal.
Ishte 26 janari i vitit 2003 kur Barcelona vendosi të largonte nga stoli holandezin e njohur për t’ia besuar drejtimin e ekipit trajnerit serb, Radomir Antiç.