Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Suedisë u paraqitë me lojtarë krejtësisht të ri, e një ndër ta ishte edhe futbollisti i Llapit, Valmir Veliu. Ky i fundit në ndeshjen ndaj “vikingëve” ka shënuar shpejtësinë e vrapimit prej 34.1 km/h, që del të jetë edhe më i shpejtë se Kristiano Ronaldo (33.6km/h) dhe shumë emra tjerë të futbollit profesionist.
Në studimin e bërë nga Meksika, e i cili edhe është pranuar zyrtarisht nga FIFA, është formuar ranglista zyrtare e 10 futbollistëve më të shpejtë në botë, ndërsa Valmiri me shpejtësinë e arritur në ndeshjen ndaj Suedisë pozicionohet në vendin e katërt pas Garet Bejll, Damm dhe Antonio Valencias, me këtë të fundit që ka arritur një shpejtësi prej 35.1 km/h.