Pas Zlatan Ibrahimoviç, Milani ka prezantuar edhe një boshnjak tjetër në rradhët e veta. Fjala është për portierin, Asmir Begoviç, i cili vjen në formë huazimi nga rradhët e Bunrmaut. Ai te Milani do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa shihet si zëvendësues i spanjollit Pepe Reina, i cili në anën tjetër në formë huazimi do të luaj te Aston Villa në 6 muajt e ardhshëm.
32-vjeçari Begoviç është afrimi i tretë i “kuqezinjëve” në këtë merkato pas Zlatan Ibrahimoviç dhe Simon Kjaer.
Official Statement: @asmir1 ➡️ https://t.co/TJqICYr1Ku
Comunicato Ufficiale: Asmir Begović ➡️ https://t.co/IoEq5gRXHZ#SempreMilan pic.twitter.com/v3Nzi53zd6— AC Milan (@acmilan) January 13, 2020
Begoviç u rrit te moshat e Portsmaut, dhe pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në futbollin anglez.
Talenti i tij, bënë që ai si i ri të rrëmbehet nga Kombëtarja U20 e Kanadasë, mirëpo në vitin 2009, Asmir Begoviç vendosi të mbronte portën e Bosnje e Hercegovinës, aty edhe nga ku e ka prejardhjen.
Me përfaqësuesen boshnjake, Begoviç numëron 62 ndeshje.