Futsal Shkupi sonte ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, ku sërish pretendon titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.
Ekipi “bardhekaltër” kishte grumbullimin e parë nën urdhrat e trajnerit Zoran Lekiq, i cili që në start hasi në disa mungesa.
Ismet Ceka, Zoran Leveski, Rexhep Sulejmani dhe Erkan Seferi ishin lojtarët që munguan, mirëpo të njëjtit pritet që ti bashkohen skukadrës në stërvitjen e rradhës.
Skuadra “bardhekaltër” përgatitjet si çdo para fillim sezoni do ti zhvillojë në palestrën pranë gjimnazit “Zef Lush Marku”. Në stërvitjet e para do të testohet forma e fizikut të lojtarëve, ku pjesa më e madhe edhe gjatë pushimit kanë punuar në mënyrë individuale, ndërsa gjithashtu pritet që skuadra të zhvillojë edhe 4-5 ndeshje miqësore.
Kujtojmë Futsal Shkupi stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë, menjëherë pas Ciko Proekt, mirëpo vetëm për shkak gol-averazhit më të dobët, pasi që të dyja skuadrat në 11 xhiro kampionat grumbulluan nga 31 pikë.