Pas miqësoreve të 15 janarit me Ferizajin në Ferizaj dhe të 18 janarit kundër Gostivarit në Gostivar, skuadra e Renovës ka caktuar edhe dy miqësore të tjera, njofton “infOSport.mk”.
Me 23 janar skuadra nga Xhepçishti do të përballet me Labunishtin, ndërsa me 26 janar, “gjipspunuesit” do të luajnë kundër serbëve në Maçva.
Që të dy këto ndeshje Renova do ti zhvillojë në Ohër, aty ku skuadra “bardhekaltër” do të zhvendoset nga data 22 janar për të vijuar fazën e dytë të përgatitjeve.
Mirëpo këto nuk do të jenë ndeshjet e vetme për Renovën në Ohër, pasi nga tabori i “gjipspunuesve” kanë caktuar edhe dy data të tjera (29 janar dhe 1 shkurt) për zhvillim të miqësoreve, por që ende nuk janë caktuar emrat e kundërshtarëve.