
Ohrid Lihnidos në stinorin pranveror do të udhëhiqet nga trajneri Dragan Boçeski, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë kanë bërë të ditur edhe vetë drejtuesit e skuadrës nga Ohri përmes faqes së tyre zyrtare në “facebook”, duke i dëshiruar mirëseardhje.
Boçeski në krye të Ohrit rikthehet pas tre muajsh, duke zëvendësuar Goce Toleskin. Kujtojmë pikërisht me Boçeskin në krye, Ohrid Lihnidos vitin e kaluar pas shumë vitesh u rikthye në Ligën e Dytë,ndërsa i njëjti tashmë do të ketë një mision tjetër, ndoshta edhe më të rëndë, që me këtë skuadër të sigurojë mbijetesën.
Ohrid Lihnidos stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e parafundit në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa drejtuesit e skuadrës për të mos ndodhur më e keqja, që tani kanë filluar me përforcimin e skuadrës, ku deri më tash kanë bërë dy transferime, portierin Raif Mirseloski (Vëllazërimi) dhe sulmuesin Ujkan Muça (Korabi).