Vardari i Forinës ka reaguar në merkato, teksa gjatë ditës së sotme ka prezantuar përforcimin e parë, njofton “infOSport.mk”. Ata e nisën nga porta, duke angazhuar portierin e talentuar shkupjan, Alban Miftari.
Gardiani 23-vjeçar së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit, ndërsa gjatë karrierës së tij ai ka mbrojtur edhe në futbollin kosovar.
ZYRTARE:Vjen edhe përforcimi i parë në rradhët e klubit VARDARI – FORINË, portieri i talentuar ALBAN MIFTARI sot edhe…
Публикувахте от K.F. VARDARI в Неделя, 12 януари 2020 г.
“Me Albanin kemi firmosur kontratë për 6 muaj, mirëpo mund të ju them se ky nuk do të jetë përforcimi i vetëm, pasi brenda javës presim të bëjmë të paktën edhe 6-7 përforcime të reja. Sonte kryesia e klubit do ketë mbledhjen e saj, ku do të diskutojmë pikërisht rreth përforcimeve të reja dhe plan programit rreth përgatitjeve për stinorin pranveror” – tha enkas për “infOSport.mk” numri një i Vardar Forinës, Xhemal Aliu.
Vardar Forina edicionin e kaluar u ngjit në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku pas 14 xhirove u rendit në pozitën e 7-të me 18 pikë.