Te Korabi nuk ka vetëm largime. Skuadra dibrane gjatë ditës së sotme është lavdëruar me transferimin e ish futbollistit të Shkëndijës, Ersin Fetahi, i cili së fundmi luante në Superligën e Kosovës me fanellën e Flamurtarit të Prishtinës, njofton “infOSport.mk”. Fetahi me skuadrën e Korabit ka nënshkruar kontratë për 6 muaj, ndërsa edhe pse e njëjta ndodhet në pozitën e 8-të, futbollisti 23-vjeçar nga Tetova beson se në fund të kampionatit mund të bëjnë mrrekulli.
Публикувахте от K.F Korabi в Събота, 11 януари 2020 г.
“Plani afatgjat dhe serioz i kryesisë së klubit më shtyu më shumë për të pranuar ofertën e këtij klubi. Ekipin e Korabit e kam ndjekur edhe më herët dhe njohë shumë lojtar cilësorë në këtë ekip. Mendoj se me disa përforcime ku kemi mungesa do jemi kandidat për ligën e parë. Nuk jemi larg vendit të parë. Ne si lojtarë do japim maksimumin për të arritur në objekivat e klubit, sepse Korabi meriton shumë më shume se liga e dytë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Ersin Fetahi.
Ky i fundit skuadrës së Flamurtarit të Prishtinës iu bashkua në muajin gusht të vitit që e lamë pas, kur u transferua nga rradhët e Renovës, ndërsa rikujtojmë se një pjesë më të gjatë mbronte gjyrat e Shkëndijës, mirëpo që vazhdimisht huazohej nëpër skuadra tjera.
Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Makedonija GJ.P, Vëllazërimit dhe Gostivarit.