Edhe përkundër zërave të shumtë për largimin e tij nga Londra, ka qenë trajneri Mikel Arteta, ai i cili ka bindur Granit Xhakën që të mbetet pjesë e Arsenalit.
Futbollisti shqiptarë në periudhën e fundit nuk ka kaluar aspak momente të mira me ‘Topçinjtë’, që pas asa përplasje që pati me tifozerinë e tij.
Megjithatë gjërat kanë shkuar në kahjen e duhur, që nga momenti kur drejtimin e Arsenalit e morri, Arteta, i cili që nga dita e parë e tij në krye të skuadrës londineze i ka dalë në mbrojtje 27 vjeçarit shqiptarë.
Arteta e sheh Xhakën si një futbollistë mjaft të rëndësishëm te Arsenali, ndaj ka vendosur që të bind atë të qëndrojë, edhe përkundër ofertës së majme të bërë nga ana e drejtuesve të Herta Berlin.
“E di se si ndjehet në këto momente, por unë dua që ai të dëgjoje opinionin tim për të. Është shumë e vështirë që në një vit gjithçka të shkojë në mënyrë perfekte. Shpresoj që të gjithë ta harronë atë që ka ndodhur”, – është shprehur Arteta, i cili drejtimin e skuadrës së Arsenalit e morri me 20 dhjetor, duke zëvendësuar Unaj Emerin.
Nën drejtimin e Artetas, Arsenali në gjithsej 5 ndeshje, përfshirë këtu edhe atë të fundit në kuadër të FA Kupës, kundër Lids Junajtedit të Ezgjan Alioskit, ka marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje, atë kundër Çelzit, ndërsa spikat pa dyshim fitorja e fundit kampionale kundër Mançester Junajtedit (2:0).