Isko nuk është aktivizuar shumë këtë sezon me Realin e Madridit, ashtu që mbrëmë përballë Valencias gjeti golin e parë sezonal.
Fantazisti zhvilloi një ndeshje të madhe dhe diçka të tillë e konfirmojnë statistikat.
“OptaJoe” raporton se 27-vjeçari andaluzian ishte i pagabueshëm në ndeshjen e fundit. Isko realizoi 102 pasime për shokët e skuadrës, nga të cilat 96 ishin të sakta.
Një saktësi të tillë nuk e kishte arritur kurrë që prej vitit 2013-të, kur la Malagën për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.
Zinedine Zidane ia ka dalë ta rikthejë në formë dhe me Iskon në këto nivele Real Madridi është shumë më i frikshëm.
Reali i Madridit mbrëmë triumfoi 3:1 ndaj Valencias, duke siguruar biletën për në finalen e madhe të SuperKupës së Spanjës, ku do të pret fituesin nga përballja, Barcelona-Atl.Madrid, që në program është sonte me fillim në ora 20:00.