Makedonija Gj.P prezanton bullgarin, Kovaçev

Naxhi Shensoj dhe Martin Kovaçev do të punojnë sërish bashkë, mirëpo këtë herë te Makedonija Gjorçe Petrovi. Kjo dyshe para dy vitesh ishte pjesë e Pelisterit, me të cilën skuadër në fund ngritën lartë trofeun e Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri Naxhi Shensoj drejtimin e klubit shkupjan e morri që para disa muajve, ndërsa bullgari veteran, Kovaçev, pjesë e “luanëve” nga Gjorçe Petrovi u bë prej sot.

“Kam ardhur këtu për të arritur suksese dhe jo vetëm për të kaluar sezoni, pasi qëllimet e klubit janë të qarta, dalje në Europë, pasi në të kundërtën ky sezon do të llogaritet jo i suksesshëm” – tha Martin Kovaçev për faqen zyrtare të klubit të Makedonija GJ.P.

Për 37-vjeçarin Kovaçev do të jetë kjo hera e tretë që do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, pasi në dy periudha të ndryshme ai kishte veshur fanellën e Pelisterit. Fillimisht në futbollin tonë vendor kishte ardhur në vitin 2013-të, kur për një vit të plotë kishte veshur fanellën e skuadrës nga Manastiri, të cilës iu bashkua sërish verën e vitit 2016-të, për tu larguar janarin e vitit 2018-të. Me Pelisterin, Kovaçev numëron 61 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Leave a Reply