Jasir Asani gjatë ditës së sotme u prezantua te AIK-u i Stokholmit, te e cila skuadër do të luaj në formë huazimi për 6 muaj, që më pas të firmos kontratë për dy vite, njofton “infOSport.mk”.
Në një prononcim për portalin tonë, Asani foli për përshtypjet e para te AIK-u, ndërsa gjithashtu na e zbuloi edhe përzgjedhjen e numrit që do të bartë te skuadra suedeze. Asani për herë të parë në karrierë do të veshë fanellën me numër 21.
Jasir Asani te AIK-u do te mbaje veshur fanellen me numrin 21
Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 8 януари 2020 г.
“Më kanë pritur shumë mirë. Jam shumë i lumtur që kam firmos me një skuadër si AIK-u, dhe që do të ndihmojë këtë skuadër në arritjen e objektivave, e që pa dyshim është titulli kampion. Të luash në një skuadër si AIK-u është kënaqësi e madhe dhe për këtë vërtetë jam shumë i lumtur” – u shpreh fillimisht Asani.
Por, përse numri 21? “Më pëlqen ky numër, por duhet pranuar se e kam zgjedhur edhe për shkak Paolo Dybalas, për shkak se më pëlqen ky futbollistë nga mënyra që luan dhe karakteri që ka” – përfundoi shkupjani 24-vjeçar.
Asani te AIK-u u transferua nga rradhët e Partizanit të Tiranës, pjesë e së cilës ishte për gati dy vite e gjysmë. Ndryshe karrierën e filloi te Vardari, që më pas të transferohet te FC Shkupi, ndërsa një periudhë të shkurtër para se të transferohej në Superligën shqiptare, Asani luajti edhe me fanellën e Pobedës së Prilepit.