Nigeriani Oto Xhon sezonin e ri futbollistik do të luaj me Prishtinën në Superligën e Kosovës, aty ku më parë kishte luajtur edhe me Trepçën ’89. Ai me këtë skuadër madje ishte shpallur kampion, në kohën kur skuadra nga Mitrovica drejtohej nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani.
Kjo ka bindur klubin “bardhekaltër” nga kryeqendra kosovare të bëjë një ofertë për shërbimet e Oto Xhon, i cili Prishtinës, sipas asaj që shkruan “Gazeta Sheshi”, i ka kushtuar plotë 35 mijë euro, para këto të derdhura në arkat e skuadrës së Skënderbeut.
Më parë raportohet se për sulmuesin ka bërë një ofertë edhe Drita e Ardian Nuhiut, por shifra ka qenë 20 mijë euro, dukshëm më e ulët se propozimi i Prishtinës.