Skuadra kampione e Italisë, Juvenus, është futur në garë për shërbimet e yllit belg të Napolit, Dries Mertens, për shërbimet e të cilit gjithashtu interesohen edhe Interi dhe Roma.
Kontrata aktuale e sulmuesit belg me Napolin do të skadojë këtë verë, ndërsa kjo ka shtyrë që shumë klube të njohura të vihen pas shërbimeve të tij, duke synuar një transferim të lirë këtë afat, ose falas në verë.
Jashtë Italisë, Mertens pëlqehet edhe nga Atletiko Madridi, ndërsa si destinacion është përmendur edhe Superliga e Kinës dhe “Mayor League Soccer”.