Prishtina prezantoi sulmuesin e Skënderbeut, Oto Xhon

Pas shumë bisedave aspak të lehta, FC Prishtina ka bindur sulmuesin nga Nigeria, Oto Xhon, që t’i bashkohet skuadrës nga kryeqendra kosovare.

Oto Xhon te Prishtina vije nga Skënderbeu i Korçës. Sulmuesi i gjatë 180 cm, me Skënderbeun ka qenë i angazhuar për 1 vit e gjysmë duke shënuar 5 gola, ndërsa famën e madhe e ka pasur me Trepçën ’89 ku për dy vite kishte shënuar 44 gola dhe ishte shpall kampion i Kosovës.

“Po, kam luajtur dy vite më parë këtu, edhe pse patjetër që ka ndryshime, mund të them që e njoh ligën dhe futbollin këtu. E di si luhet, e di çfarë kërkohet dhe shpresoj shumë që të jap ndihmën time të nevojshme për ekipin” – tha fillimisht Oto Xhon për faqen zyrtare të klubit kosovar, duke ju premtuar tifozëve prishtinas se do të jetë edhe më i mirë se te Trepça ’89, dhe se do të jep gjithçka nga vetja që t’iu shpaguaj besimin e dhënë, sidomos nga presidenti, Remzi Ejupi.

“Tifozëve, bashkëlojtarëve, të gjithëve në klub, iu premtoj se do të jap gjithçka nga vetja që t’iu shpaguaj besimin që kanë në mua. Pse jo, edhe pse është ndryshe, shpresoj që të kem paraqitje sikurse para dy vitesh me Trepçën ’89 kur kisha formë të lartë dhe pata ndihmuar atë skuadër të shpallej kampione. Besoj shumë të Prishtina dhe krejt çfarë duhet është të kem edhe pak fat. Titulli nuk është i pamundshëm me gjithë se diferencat ndërmjet skuadrave nuk janë të mëdha dhe lufta për titull është e ashpër, por unë besoj që mund të jem Oto edhe më i mirë se te Trepça ’89 dhe të ndihmoj skuadrës drejt qëllimit që ka” – përfundoi Oto Xhon.

Prishtina stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e katërt me 31 pikë, vetëm 3 pikë më pak se Ballkani i vendit të parë, ashtu që edhe këtë vit, skuadra me më shumë trofe në Kosovë pritet që deri në fund të luftojë për titullin e kampionit.

Leave a Reply