Fanellat e reja të Interit për edicionin 2020/2021!?

Interi po bënë një sezon mjaft të mirë këtë edicion në “Serie A”, ndërsa në internet kanë filluar të qarkullojnë disa imazhe, që kanë të bëjnë me fanellën e re të “neroaxurrëve” për sezonin 2020/2021.

Të zbuluara nga “FootyHeadlines.com”, Nike po planifikojnë të lëshojnë një fanellë të frymëzuar si ajo që e vishnin “zikaltërit” në sezonin 1997/98.

Fanella siç mund të shihet nga pamjet e para,  do të jetë ngjyrë hiri e errët me detaje të verdha dhe të kaltërta.

Do të ketë gjithashtu referenca edhe për këpucët “Mercurial R9”, të cilat fenomeni Ronaldo i veshi për Interin gjatë sezonit 97/98.

Po ashtu është publikuar edhe një fanellë tjetër, që pritet të jetë e dyta, që është e bardhë, por me katror të hollë me vija të kaltërta.

Imazhet e zbuluara nga kjo faqe, shpesh herë kanë ditur të dalin edhe të sakta. Po presim kësaj rradhe….

Leave a Reply