Tashmë kur ka kaluar gjysma e sezonit në La Liga, e përditshmja e njohur spanjolle, “Marca” ka sjell dy formacione me futbollistët që kanë shkëlqyer dhe ata që kanë dështuar.
Në formacionin e futbollistëve më të mirë që kanë arritur ta dëshmojnë veten deri më tani në këtë sezon janë pothuajse nga skuadrat më të mëdha në La Liga.
Slloveni, Jan Oblak është në portë, derisa katërshja në mbrojtje përbëhet nga Hesus Navas (Sevilja), Zherard Pike (Barcelona), Diego Karlos (Sevilla), Hose Gaja (Valencia).
Mesfusha përbëhet nga treshja, Martin Odegaard (Real Sociedad), Fede Valverde (Real Madrid) dhe Santi Kazorla (Viljareal), derisa sulmi përbëhet nga Lionel Messi dhe Luis Suarez i Barcelonës, si dhe Karim Benzema i Real Madridit.
Formacioni me lojtarët e ri të cilët kanë qenë zbulim i sezonit përbëhet nga portieri i Atletik Bilbaos, Unai Simon.
Mbrojta përbëhet nga katërshja, Dimingos Duarte, Felipe dhe Pau Torres. Në mesfushë gjenden Okampos, Anguissa, Fernando dhe Ruben Garca.
Në repartin ofenziv janë Ferran, Chimy Avila dhe Rodrygo Goes i Real Madridit.