Luka Modric pritet të jetë një nga largimet e mëdha tek Reali gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Mesfushori madrilen raportohet se ka nisur bisedimet për një transferim të mundshëm te skuadra amerikane e DC Junajted.
Klubi MLS, mezi pret të sjellë një yll tjetër evropian në skuadër, për të mbuluar boshllëkun e lënë nga largimi i Uejn Runi.
Modriç sezonin aktual me Realin ka bërë 18 paraqitje në të gjitha garat, 14 prej të cilave në La Liga (3 gola) dhe 4 në Ligën e Kampionëve (1 gol).
Kapiteni i kombëtares kroate pjesë e Realit të Madridit është që nga vera e vitit 2012-të, kur arriti ngar rradhët e Totenhamit, ndërsa që nga atëherë ka zhvilluar plotë 321 ndeshje, duke regjistruar edhe 21 gola dhe 52 asistime.
Kontrata e tij me “madrilenët” është valide deri qershorin e këtij viti.