Djaloshi nga Kilmarnoku, Liam Smith ka vulosur një transferim me vlerë 240,000 euro te kampionët e Anglisë, Mançester Siti.
Mesfushori 17-vjeçar në këtë mënyrë ju ka dhënë fund spekulimeve duke firmosur një kontratë katërvjeçare me “pasanikët” nga Mançesteri.
Lojtari i moshave të Skocisë ka qenë subjekt i interesit të disa klubeve të mëdha, duke përfshirë këtu edhe Loverpullin dhe Gllazgou Renxhersin.
Megjithatë, djaloshi do t’i bashkohet akademisë së Sitit që javën e ardhshme përpara se kontrata e tij profesionale të hyjë në fuqi gjatë muajit qershor.