Sulmuesi nigerian, Oto Xhon, mund të rikthehet të luaj sërish në Superligën e Kosovës, aty ku në formë huazimi për 3 vite e gjysmë luante me Trepçën ’89.
Minutat e pakta në dispozicion dhe periudha jo e mirë te skuadra korçare mund të çojnë këtë herë në ndarjen përfundimtare mes klubit dhe sulmuesit 21-vjeçar, i cili pjesë e Skënderbeut është që nga viti 2015-të.
Ndërkohë është skuadra me më shumë trofe në Kosovë, Prishtina, që thuhet se ka arritur akordin me futbollistin dhe se tani transferimi varet nga vullneti i të dy klubeve.
Mësohet se Prishtina dhe Skënderbeu janë në bisedime me njëra-tjetrën dhë gjithashtu mund të gjejnë akordin shumë shpejtë.