Skuadra e Labunishtit gjatë ditës së sotme ka prezantuar përforcimin e parë në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për Donart Bajramin, futbollistin shkupjan, i cili te skuadra strugane vjen nga rradhët e Korabit. Bëhet fjalë për një futbollist 20-vjeçar që luan si mesfushor difenziv.
“Po, prej sot edhe zyrtarisht jam pjesë e Labunishtit. Më pëlqen ky ekip, sepse synon kreun e tabelës, premtoj se do ta jap maksimumin në çdo ndeshje dhe ti arrijmë objektivat e klubit. Falënderojë të gjithë ata që më kanq përkrahur dhe më kanë këshilluar gjatë gjithë kohës. Shpresoj të fillojmë me këmbë të mbarë në ekipin e ri dhe të na përcjellin suksese të mëtutjeshme” – tha enkas për “infOSport.mk”, Donart Bajrami.
Labunishti stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e katërt me 24 pikë, vetëm 3 më pak se Pelisteri i vendit të parë, ashtu që edhe kjo skuadër mund të llogaritet si një ndër skuadrat pretendente për inkuadrim në ligën e parë.