Valon Ahmedi ka përforcuar skuadrën e Shkëndijës së Tetovës në këtë merkato dimrore. Kuqezinjtë prezantuan 25 vjeçarin në faqen zyrtare, me Ahmedin dhe Shkëndija që kanë firmosur kontratë për 3 vite e gjysmë. Valon Ahmedi në Tetovë vjen nga kampionati kroat, ku u paraqit me Inter Zapreshiqin. Paraprakisht ka luajtur me Ironi Kiryat Shmona të Izraelit, Mariborin dhe Celjen në Slloveni, si dhe me F.C. Südtirol të Italisë ku në vitin 2012 nisi karrierën si profesionist.
Kërçovari regjistron dy paraqitje me kombëtaren A të Shqipërisë, pasi paraprakisht është paraqitur me gjeneratat U21 dhe U19 të kuqezinjëve.
Valon Ahmedi do ti bashkohet Shkëndijës që në grumbullimin e parë të planifkuar për datën 5 janar, ndërsa bëhet përforcimi i dytë i kampionëve në këtë afat kalimtar, pasi prej më herët është konfirmuar marrëveshja me mbrojtësin, Ardin Dallku.