Milani ka zyrtarizuar përforcimin e shumë përfolur, Zllatan Ibrahimoviç. Suedezi ka firmosur kontratë 6 mujore me Milanin dhe ka zgjedhur fanellën me numër 21.
Prezantimi i Ibrahimoviçit do të bëhet të premten nga ora 10:00. Ndeshjen e parë me fanellën kuqezi, sulmuesi do ta ketë me 15 janar, kur Milani do të përballet me Spalin në kuadër të Kupës së Italisë.
Gjiganti suedez e ka veshur fanellën e Milanit edhe më herët kur ishte pjesë e këtij ekipi nga viti 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje.