Dejan Kulushevski do të jetë transferimi i parë i Juventusit në këtë afat kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 19-vjeçar, i cili te Juve vjen nga rradhët e Parmës, te e cila skuadër do të kaloj edhe 6 muaj të tjera në formë huazimi, kësaj rradhe nga Juventusi.
Talenti i Suedisë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ka kaluar me sukses testet mjekësore te skuadra kampione e Italisë, të cilët për shërbimet e Kulushevskit, Atalantas do të duhet ti paguajnë 35 milion euro, plus bonuset.
Juventusi fiton garën me InterinDejan Kulushevski vishet "bardhezi"
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 2 януари 2020 г.
Skuadra nga Bergamo e kishte huazuar atë te Parma, me të cilën skuadër shkëlqeu në stinorin vjeshtorë. Ai ishte një ndër futbollistët më standard te skuadra nga “Enio Tardini”, duke zhvilluar plotë 17 ndeshje, ku arriti të realizojë 4 gola dhe 7 asistime.
19 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Juventusin, skuadër kjo që në këtë mënyrë fitoi garën me skuadrat si Inter, Mançester Junajted, Arsenal dhe Liverpull, që gjithashtu interesoheshin për 19-vjeçarin maqedonas, që posedon pasaportë suedeze dhe që mbron ngjyrat e kësaj kombëtareje.
Kulushevski me ekipin e parë kombëtarë të Suedisë, debutoi me 18 nëntor të vitit që sa po lamë pas në ndeshjen kundër Isuhjve Faroe (3:0), kur në lojë u inkuadrua në 25 minutat e fundit të takimit.