Mikel Arteta flet për të ardhmen e Granit Xhakës

Mikel Arteta pavarësisht zërave të ndryshëm që e shohin Granit Xhakën shumë larg Arsenalit, ai thotë se e ardhmja e futbollistit shqiptarë është e ndërlidhur me “topçinjtë”.

Xhaka mungoi sot në ndeshjen derbi kundër Çelzit në kuadër të javës së 20 në Premierligë, në të cilën ndeshje Arsenali në fund pësoi disfatë me rezultatin 2:1. Xhaka mungoi për shkak të gripit, gjithnjë sipas Arsenalit, por që ka zëra se ai është pranë transferimit në Bundesligë te skuadra e Hertës së Berlinit, dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja kryesore, që ai nuk është përfshirë nga ana e trajnerit Arteta

Ky i fundit ka refuzuar gjithë këtë duke lavdëruar mesfushorin nga Kosova për paraqitjen ndaj Burnmaut në mesjavë.

“Xhaka ka luajtur 2ë në Burnmaut dhe pastaj filloi të ndihet i sëmurë në dy ditët e fundit, ai ka qenë në shtrat. Unë shpresoj se ai nuk do të largohet”, – tha strategu spanjoll i Arsenalit, Mikel Arteta.

Ndryshe, të premten, agjenti i Xhakës, Joel Noguera pohoi se reprezentuesi i Zvicrës dëshiron të transferohet në Bundesligë, te Herta e Berlinit, skuadër kjo që gjithashtu dëshiron të rikthejë në Gjermani edhe mesfushorin e PSZH-së, Draksler.

Leave a Reply