Xhengiz Under gjatë afatit kalimtarë të janarit mund të transferohet te gjigandët gjerman të Bajernit të Munihut.
Anësori turk e ka humbur vendin e titullarit te Roma, pasi trajneri Fonseka preferon dyshen Zaniolo – Klajvert në krahë.
Kjo ka bërë që ai të kërkojë largimin nga Roma dhe duket se e ardhmja e tij do të jetë në Gjermani, te skuadra kampione e Bajernit të Munihut, që tashmë një kohë më të gjatë kanë përcjellur talentin turk.
Bajerni i Munihut te Under sheh zëvendësuesin e Kingsli Koman, i cili do të mungojë nga fushat e blerta për një periudhë më të gjatë.
Mediat gjermane kanë raportuar se drejtuesit e të dy klubeve kanë filluar bisedimet rreth transferimit të Under në “Allianc Arena”, për shërbimet e të cilit Bajerni është gati të shpenzojë rreth 40 milionë euro.