Taulantit dhe shokëve të tij do ju referojnë arbitra kosovar ndaj Francës

Sonte në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, shpresat e Shqipërisë do të luajnë një miqësore luksi me moshatarët e tyre të Francës.

Pjesë e kombëtares së Shqipërisë në këtë ndeshje pritet të jetë edhe kumanovari, Taulant Seferi, i cili ishte grumbulluar nga ana e seleksionuesit, Alban Bushi.

Këtë ndeshje do ta drejtojë treshja e arbitrave nga Kosova, me në krye Genc Nuzën, të cilit do ti ndihmojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimja, ndërkohë arbitër i katërt në këtë miqësore që do të nis në ora 21:05 minuta do të jetë  Erjon Bastari nga Shqipëria.

 

Arbitër kryesor: Genc Nuza (Kosova)
Asistent i parë: Fatlum Berisha (Kosova)
Asistent i dytë: Bujar Selimaj (Kosova)
Arbitër i katër- Erjon Bastari (Shqipëri)

Leave a Reply