Diego Godin vetëm pas 6 muajve mund të largohet nga Interi. Edhe pse uruguaiani ishte një ndër më të mirët në rradhët e “neroaxurrëve”, ka zëra që i njëjti dëshiron të rikthehet në Spanjë, aty ku kishte luajtur për 12 vite të plota, fillimisht me Viljarealin dhe më pas edhe me Atletiko Madridin.
Ambientimi i mbrojtësit ka qenë i shpejtë për të mohuar raportet e një largimi, por menaxheri i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta besohet se po përgatitet për një largim të mundshëm të mbrojtësit uruguaian.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, vendin e Godin te Interi do ta zinte Darmian, i cili u kthye në Itali te Parma në muajin gusht pas katër vitesh në Angli me Mançester Junajtedin.
Italiani mund të luajë si mbrojtës i djathtë ose në anën e djathtë të një mbrojtje me tre lojtarë, shkathtësi që vlerësohen nga trajneri Antonio Konte.