Arturo Vidal me shumë gjasa do të rikthehet në elitën e futbollit italian, aty ku për 4 vite të plota ishte pjesë e Juventusit. Një lajm të tillë ka publikuar “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës mefushori kilian kësaj rradhe do të veshë fanellën e Interit.
Sipas të njëjtit burim, “Neroaxurrët” janë të gatshëm t’i ofrojnë Vidalit një kontratë dy vjeçare, me një pagë vjetore prej 5 milion euro, ofertë kjo që ka joshur edhe vetë futbollistin.
Megjithatë, Interi tani i duhet të arrijë marrëveshje edhe me Barcelonën, që edhe përfundimisht të ketë në zotërim kartonin e kilianit 32-vjeçar.
Për ikjen e Vidal nga “Kamp Nou”, mund të ndikojnë edhe raportet e fundit të tij me drejtuesit e klubit, kjo për shkak se Vidal ka paditur klubin “katalunas” për mos pagesën e disa bonuseve.