Luante te Juventusi, ndërsa është gati ti bashkohet Kosovës!

Andi Zeqiri pritet të jetë një nga emrat e ri që i bashkohet Kombëtares së Kosovës.

Zeqiri, i cili luan me skuadrën e Lausanne, në pozitën e qendërsulmuesit, aktualisht ndodhet në Kosovë.

Faqja zyrtare e FFK në ‘Instagram’ ka publikuar disa fotografi, ku Andi shihet krahë presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përcjell lajmi.net.

Këto fotografi na nxisin të mendojmë se Andi do të jetë një nga befasitë e para tek Kosova, pasi tashmë flitet për tri ardhje të reja në kombëtare.

Në sezonin 2016/17, Zeqiri luante me skuadrën e Juventus, ku ishte i huazuar.

Kurse, në edicionin 2019/20, Andi ka 12 gola në 18 paraqitje me Lausanne. Shpresojmë që ai t’i bashkohet kombëtares sonë.

Leave a Reply