Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Milanit, njoftuan nga klubi milanez. Në këtë mënyrë sulmuesi 38-vjeçar rikthehet në “San Siro” si agjent i lirë te Milani, te e cila skuadër luante nga viti 2010 deri në vitin 2012.
Atë kohë shtatëlarti suedez me origjinë boshnjake shënoi 56 gola në 85 ndeshje me fanellën “kuqezi”, duke qenë një ndër futbollistët më të merituar për titullin e fundit kampion të Milanit në sezonin 2010/2011 në “Serie A”.
⚡🔴⚫#IZCOMING pic.twitter.com/CkqGPw2APx
— AC Milan (@acmilan) December 27, 2019
Ibrahimoviç me 2 janar do të ju nënshtrohet testeve mjekësore, që më pas ti bashkohet skuadrës në stërvitje. Pasi të nënshkruajë kontratën, ai menjëherë do të prezantohet para mediave përmes një konference për shtyp, njoftojnë nga klubi milanez.
Detaje rreth kontratës nuk janë zbuluar, mirëpo sipas informacioneve të fundit që vinin nga Italia, Ibrahimoviç me Milanin do të nënshkruajë kontratë për 6 muaj, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.
Në rast se ndodh një gjë e tillë, atëherë veterani suedez do të përfitonte 7.5 milion euro, plus bonuse.
🔥🔴⚫#IZCOMING pic.twitter.com/gYevxuk9SO
— AC Milan (@acmilan) December 27, 2019