Zlatan Ibrahimoviç dhe Milani kanë arritur akordin dhe zyrtarizimi është çështje kohe. Mediat italiane konfirmojnë faktin që Ibra u ka thënë “po”, dy drejtuesve të lartë të “kuqezinjëve”, Paolo Maldinit dhe Zvonimir Boban.
Gjiganti i sulmit do të firmosë një kontratë deri në fund të sezonit dhe do të përfitojë 3 milionë euro.
Rinovimi për sezonin e ardhshëm do të varet nga një numër i caktuar golash, teksa Ibra rikthehet në “San Siro” pas plotë 7 vitesh.
Nëse ndodh, kontrata do të rinovohet automatikisht dhe aventura e sulmuesit me Milanin do të zgjasë deri në verën e vitit 2021, nga e cila do të përfitojë 6 milionë euro të tjera.
Ibrahimoviç do të jetë i pranishëm në Milanello me 30 dhjetor, datë kur ekipi i Piolit nis stërvitjen për përgatitjen e fazës së dytë të sezonit.