Liverpulli i ngjan një kampioni të vërtetë. 17 fitore në 18 ndeshjet e para, vetëm një barazim përballë Mançester Junajtedit në transfertë dhe 13 pikë diferencë me vendin e dytë, aq më tepër edhe me një ndeshje më pak, na bëjnë të mendojmë se sezoni 2019/2020 është për Liverpullin, skuadër kjo që është shumë pranë për të rikthyer titullin e kampionit në “Enfilld Roud” pas plotë 30 viteve.
Pasi fituan Botërorin për Klube, të besuarit e trajnerit Jurgen Klop të enjten në mbrëmje si mysafir shkatërruan skuadrën e dytë në renditje, Lester Sitin me rezultatin e thellë 4:0.
Braziliani Roberto Firmino konfirmoi formën e tij të mirë, duke shënuar kësaj rradhe dy gola, ndërsa Milner me anë të një penalltie dhe Aleksander-Arnold, vulosën fitoren e thellë të Liverpullit, që pas 18 ndeshjeve të zhvilluara numëron plotë 52 pikë.
Nga ndeshjet e së enjtes bie në sy disfata e Çelzit në “Stemford Brixh” nga Sautemptoni (0:2), barazimi 1:1 i Arsenalit në udhëtim te Burnmaut, ndërsa Mançester Junajtedi, Totenhami dhe Evertoni me trajnerin e ri Karlo Ançeloti erdhën deri tek fitoret përballë, Njukasëll Junajted, Brajton, gjegjësisht Bërnlit.