Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të përfolur në merkato. Klubet ë shumta janë vënë pas sulmuesit të Kosovës, i cili po bën paraqitje të mira edhe me Fenerbahçen këtë sezon.
Në Itali është lakuar Lacio si opsion, ndërkohë që ka klube që kanë dërguar skaut në stadium për ta parë.
Kështu ndodhi këtë muaj, kur përfaqësues të Leçester dhe Monakos e panë nga afër sulmuesin.
Të njëjtën gjë bënë edhe gjermanët e Ajntraht Frankfurtit. Gjithashtu është folur edhe për një interesim të skuadrës së njohur angleye të Totenhamit.
Ndërkohë emri i fundit që i bashkohet listës së shumtë të skuadrave që thuhet se po e shohin Muriqin është edhe skuadra spanjolle e Seviljés.
Ata po vuajnë në sulm, pasi Luuk De Jong, Havi Hernandez dhe Nolito kanë shënuar së bashku 5 gola në kampionat.
Shtatlarti nga Prizreni është një opsion shumë interesant për Seviljën, ndërsa edhe për vetë Muriqin një eksperiencë në La Liga do të ishte mjaft interesante.