Bunjaki publikon listën anti Turqi

Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki k bërë publike listën e futbollistëve që do të luajnë në përballjen e 11 qershorit kundër Turqisë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ajo që bie në sy, është mungesa e Leart Paçaradas dhe Elbasan Rashanit për aryse dëmtimi.

“Do të jetë një ndeshje e fortë dhe shumë e vështirë, por ne do të punojmë fort që të paraqitemi denjësisht në këtë ballafaqim. Duhet të kuptojmë të gjithë, se dëshira e jonë dhe e të gjithëve është të fitojmë, por duhet të jemi realistë. Gjithsesi, do të paraqitemi në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Ne nuk po kemi mundësi të kemi as ndeshje miqësore, por do të përpiqemi që me stërvitje të shohim komponimin dhe korrektimin e skuadrës” – tha Albert Bunjaki në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

 

Lista e futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës:

Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini,Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fidan Aliu, Lirim Kastrati, Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Anel Rashkaj, Besar Musolli, Bernard Berisha, Valon Berisha, Arber Zeneli, Donis Avdiaj, Milot Rashica, Besart Berisha, Atdhe Nuhiu, Vedat Muriqi.

Leave a Reply