Musliu më i miri i edicionit 2018/2019 në LPFMV

Ish futbollisti i Shkëndijës, Visar Musliu, është shpallur futbollisti më i mirë për sezonin 2018/2019 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Musliu në garën e më të mirit nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë doli fitues përballë Lupço Doriev të Akademia Pandev dhe Vladica Brdarovskit të Vardarit.

Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari ishte një ndër më të merituarit për titullin e kampionit të Shkëndijës.

“Dua të falënderojë Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe të gjithë nga Shkëndija, ndërsa një falënderim i veçantë edhe për trajnerin tim, Qatip Osmani. Jam shumë i lumtur që e fitojë këtë çmim, ndërsa shpresojë që gjithë së bashku do i gëzohemi kualifikimit për në Euro 2020. Mendoj se tash është koha” – tha Musliu, i cili aktualisht luan në kampionatin hungarez te skuadra e MOL Fehervar.

Leave a Reply