Seleksionuesi i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Çallandes e ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore kundër Suedisë, njofton “infOSport.mk”. Në këtë listë dominojnë futbollistë nga Superliga e Kosovës, ndërsa në mesin e futbollistëve të ftuar figuron edhe emri i mbrojtësit të Shkëndijës, 19-vjeçarit, Leard Sadriu. Ky i fundit thekson se për të është privilegj që të përfaqësojë vendin.
“Për mua është privilegj të jem në kombëtaren A të Kosovës, ndeshjet e zhvilluara me ekipin e Shkëndijës dhe me Përfaqësuesen u21 dhe u19 e kanë arsyetuar ftesën për të qenë në Kombëtaren A”, – tha fillimisht Sadriu për ‘GazetaBlic’.
Sadriu thekson se besimin e trajnerit do ta arsyetojë në fushën e blertë.
“Si për çdo futbollist edhe për mua ka qenë një ëndërr që një ditë të përfaqësojë Kosovën – besojë që besimin e selektorit do ta arsyetojë në fushë”, vazhdoi ai.
Në fund, Sadriu premtoi fitore në ballafaqimin ndaj Suedisë.
“Ftesa ka qenë befasi për mua sidomos në këtë moshë, ndërsa premtoj qe do ta jap më të mirën nga vetja. Unë personalisht mendoj se jam në formë mjaft të mirë. Dardanëve ju premtojë fitore ndaj Suedisë”, – përfundoi ai.
Ndeshja Suedi – Kosovë do të zhvillohet me datë 12 janar në Doha të Katarit.