Elif Elmaz megjithatë duhet pritur në golin e tij të parë në “Serie A”. Edhe pse emri i tij fillimisht figuronte si autorë i golit të dytë në ndeshjen e javës së 17-të kundër Sasuolos në transfertë, pas rishikimit të video materialit u konstatua se ai ishte një autogol i shënuar nga ana e futbollistit vendas, Pedro Obijang.
Elif Elmaz në këtë takim në lojë u inkuadrua në minutën e 70-të, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fitoren e parë të Napolit pas plotë 8 ndeshjeve. Fitoren e fundit skuadra “napolitane” e kishte arritur me datë 19 tetor kundër Veronës së Rrahmanit dhe Kumbullës në “San Paolo”, ndërkohë të dielën në mbrëmje në rolin e mysafirit me shifrat 2:1 mundi Sasuolon.