Shkupjani Skenderi vazhdon bashkëpunimin me Tikveshin

Emir Skenderi do të jetë pjesë e Tikveshit edhe për 6 muaj të tjerë. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti shkupjan, i cili pjesë e skuadrës nga Kavadari ishte edhe gjatë stinorit vjeshtorë.

Skenderi te Tikveshi po luan në formë huazimi nga rradhët e Akademia Pandev, ndërsa pikërisht paraqitjet e tij të mira gjatë gjysmësezonit të parë në Ligën e Dytë – Lindje, bënë që drejtuesit e Tikveshit të kërkojnë vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin shqiptarë.

Skenderi me fanellën e Tikveshit në 11 ndeshje realizoi 5 gola, duke qenë një ndër sulmuesit më të spikatur te skuadra nga Kavadari, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e kaërt me 27 pikë, 7 më pak se skuadra kryesuese e Bellasicës.

Leave a Reply