Lacio e Strakoshës sërish bëri të qajnë Juve dhe Sarri (VIDEO)

Skuadra e Lacios ka fituar SuperKupën e Italisë. “Shqiponjat” nga kryeqendra romake sërish bënë që Juve dhe Sarri të qajnë, pasi shënuan fitore 3:1, e dyta me këtë rezultat gjatë këtij muaji, njofton “infOSport.mk”.

Finalja u zhvillua në Arabinë Saudite para tribunave të mbushura në “King Saud Univeristy” në Riad.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 1:1. Luis Alberto kaloi në epërsi “lacialët” me golin e realizuar në minutën e 16-të, derisa Paulo Dybala në minutën e 45-të barazoi shifrat në 1:1.

Gjatë pjesës së dytë Senad Luliç (73’) dhe Danilo Kataldi (93’) i siguruan Lacios trofeun e 5-të të Superkupës në histori nga gjithsej 8 finale të zhvilluara, pas atyre në vitet 1998, 2000, 2009 dhe 2017-të.

Juventusi edhe përkundër kësaj disfate, mban rekordin në kuadër të ndeshjeve të SuperKupës së Italisë, me 8 trofe të fituar, nga gjithsej 15 finale të zhvilluara.

Leave a Reply