Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur më të mirët për vitin që jemi duke lënë pas. Skuadra kampione e Feronikelit, që njëherit kishte fituar edhe Kupën e Kosovës morri çmimin si skuadra më e mirë për vitin 2019-të, ndërsa strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, me të cilin skuadra nga Drenasi fitoi të dy trofetë u shpall si trajneri më i mirë.
Po nga kjo skuadër doli edhe “Këpuca e Artë”, që i takoi Kastriot Rexhës.
Skuadra më “fair-play” këtë vit u shpall skuadra e Drenicës nga Skenderaj.
Skuadra më e mirë në futsall u shpall Liburni nga Gjakova, ndërsa lojtari më i mirë në futsall u shpall Alfred Prençi, teksa golashënuesi më i mirë për vitin 2019 ishte Ramadan Alaj.
Gjyqtari më i mirë për vitin 2019 u shpall Genc Nuza për herë të gjashtë u shpall si arbitri më i mirë për vitin 2019-të.
Tek femrat klubi më i mirë u shpall klubi KF Mitrovica, ndërsa futbollistja më e mirë u shpall, Kaltrina Biqkaj.