Milot Rashica është njëri ndër emrat më të përfolur për një lëvizje të mundshme në afatin kalimtar të janarit. Ylli i Kosovës është bërë cak i disa klubeve në Premierligën angleze dhe në “Serinë A” italiane, shkruan “Gazetasheshi.com”.
Aktualisht vlera e Milot Rashicës në tregun e transferimeve sipas “transfermarkt”, faqes së specializuar për futbollistë, është plot 35 milionë euro.
Nëse reprezentuesi i Kosovës do të ndryshojë ambient në këtë afat kalimtar atëherë njëri ndër klubet që do të përfitojë më së shumti është edhe ish klubi i tij, FC Vushtrria.
Ish-kampionëve të Kosovës i’u takojnë 0,5% të totalit të çdo transferimit që bën Rashica dhe në këtë mënyrë do ti mbushte arkat për gati 2 milionë euro.
Klubi nga Vushtrria do ti inkasonte hiç më pak se 1,750,000 euro.
Dy vite më parë kur Rashica u transferua nga skuadra holandeze e Viteshes te Verder Bremeni për 7 milionë euro, klubi i Vushtrrisë përfitoi 350 mijë euro.