Talenti shkupjan, Jasir Asani, ditë më parë bëri një lëvizje të madhe në karrierën e tij, duke pranuar sfidën që të luaj në Europë. 24-vjeçari Asani pranoi të luaj për ekipin e njohur suedez, AIK Stokholm, ndërsa këtë transferim e sheh si një trampolinë për të arritur deri te kombëtarja shqiptare.
“Them se kjo ditë do të vijë shumë shpejt që të luaj për Kombëtaren kuqezi, pasi dëshira ime është që të luajë për Kombëtaren Shqipëtare dhe do e pres deri në fund të jetës ftesën” – u shpreh Jasir Asani për “sportekspres”.
Asani edhe pse ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë, ai vendosi që të pranojë të luaj për Shqipërinë U21 të Alban Bushit, duke treguar dashurinë e flaktë të tij për ngjyrat “kuqezi”, që shpresojmë që një ditë do ti bëhen realitet.