Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll vitin 2019-të do ta mbyll në pozitën e 68-të në renditjen e FIFA-s, njofton “infOSport.mk”.
Duke pasur parasysh se “verdhekuqtë” nuk zhvilluan asnjë ndeshje gjatë muajit dhjetor, ata nuk bënë edhe ndonjë lëvizje, njëjtë sikurse edhe Shqipëria që ndodhet në pozitën e 66-të.
Ndërkohë sa i përket Kosovës, kundërshtarit të rradhës së Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, skuadra “dardane” renditet në pozitën e 115-të.
Sa i përket vetë kreut, është Belgjika që kryeson renditjen me 1765 pikë, duke lënë pas vetes kampionët e Botës, Francën dhe Brazilian, që kanë 1733, gjegjësisht 1712 pikë.
Në TOP10, gjithashtu bëjnë pjesë edhe Anglia (4), Uruguai (5), Kroacia (6), Portugalia (7), Spanja (8), Argjentina (9) dhe Kolumbia (10).