Shkëndija e Tetovës sot do të prezantojë trajneri e ri të skuadrës, Qatip Osmanin. Klubi tetovar me anë të një konference për shtyp që është programuar të zhvillohet në hapësirat e klubit “kuqezi” nga ora 12:00 do ta prezantojë trajneri e ri, njofton Infosport.
Pas largimit të Toamas Brdariçit nga Shkëndija, emri që më shumë përflitej për stolin e “kuqezinjëve” ishte Osmani, ndërsa ditë më parë emri tij u konfirmua edhe nga numri 1 i klubit tetovar, Lazim Destani. Ashtu siç u bë e ditur, ndihmës trajner 47-të vjeçarit te Shkëndija do të jetë Bashkim Livoreka.
Osmani në sezonën që lame pas, drejtoi skuadrën e Renovës./“InfOSport.mk”