Futbollistët e Shkëndijës ndajnë pako për fundvit për fëmijët me nevoja të posaçme

Shkëndija vazhdon traditën tashmë gjashtëvjeçare, duke u shoqëruar në fundvit me fëmijët me nevoja të posaçme. Kësisoj treshja e futbollistëve, Agim Ibraimi, Zija Merxhani dhe Arbin Zejnullahi vizituan sot këtë shtresë të fëmijëve në paralelet pranë Qendrës Ditore në Tetovë dhe shkollës fillore ‘Liria’.

Fëmijëve u janë ndarë pako me dhurata para Vitit të Ri, ndërsa shoqërimi me ta përcjell mesazhin tradicional të Shkëndijës se edhe kjo kategori e fëmijëve është e integruar në shoqërinë tonë në përgjithësi dhe skuadrës kuqezi në veçanti.

Leave a Reply