Pavarësisht thyerjes së stolave, “Air Albania” mund të mirëpresë një tjetër ndeshje të Superiores. Me shumë gjasa, ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit do të luhet në stadiumin e ri.
Dy skuadrat luajnë në javën e parë të fazës së tretë që hap në këtë mënyrën edhe gjysmën e dytë të kampionatit.
Kjo pritet të miratohet nga FSHF në javët në vijim pasi fillimisht skuadrat duhet të mbyllin edhe këto javë që kanë mbetur ku dy ndeshje do të luhen në dhjetor dhe java e fundit e fazës së dytë do të luhet në janar.
Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit, është planifikuar të zhvillohet rreth datës 26 janar.