Real Madridi në takimin e nesërm të shumëpritur me Barcelonën, ndryshe e njohur si “El Clasico” do të has më shumë probleme, kjo pasi trajneri Zinedin Zidane nuk do të mund të llogarisë në shërbim e 4 futbollistëve titullarë.
Fjala është për Eden Hazard, Marselo, Hames Rodrigez dhe Lukas Vasquez.
Futbollistët në fjalë po vazhdojnë të stërvisin të veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, teksa duhet theksuar se përveç tyre mungon edhe Markos Asensio, i cili kishte pësuar një lëndim të rëndë kohë më parë dhe do të jetë jashtë fushave deri në prill të vitit 2020-të.
Ndryshe, ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet të mërkuren në “Kamp Nou” me fillim prej orës 20:00.
Rikujtojmë të dyja skuadrat për momentin kanë nga 35 pikë, duke ndarë dy pozitat e para në renditjen e La Ligas.