Bartësi i “Topit të Artë”, Lionel Messi në vitrinën e tij të pasur me trofe ka shtuar edhe dy çmime të reja. Kapiteni i Barcelonës fitoi çmimin “Piçiçi”, si golashënuesi më i mirë për sezonin 2018/2019 në La Liga, ndërsa gjithashtu fitoi edhe çmimin “Alfredo di Stefano”, si futbollisti më i mirë gjatë edicionit të kaluar në La Liga.
Leo çmimin “Piçiçi” e fitoi për të 6-tën herë, ndërkohë atë të “Alfredo di Stefano” për të 7-tën herë në karrierë.
EN DIRECTO #PremiosMARCA2019 | Otro doble premio. Leo Messi conquista una vez más el Trofeo Pichichi y el Alfredo Di Stéfano de #LaLiga. Fuimos a Barcelona a entregárselo… ¡Felicidades! https://t.co/9bDq3cBrNX pic.twitter.com/rz03C3IdvY
— MARCA (@marca) December 16, 2019
Messi nuk morri pjesë në ceremonialin e sotëm të organizuar nga “Marca” dhe të njëjtat çmime i pranoi në qendrën sportive të Barçës.
Portieri slloven i Atletiko Madridit, Jan Oblak, morri çmimin “Samora” për të katërtën herë. Jago Aspas për të tretën herë me rradhë doli të jetë fitues i çmimit “Telmo Zara”, si golashënues më i mirë spanjollë, ndërkohë trajneri i Getafes, Pepe Bordalas morri çmimin e trajnerit më të mirë në La Liga.
Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Janki Uiliams fitoi çmimin për golin më të bukur të sezonit të kaluar.